Transmetuar më 02-12-2018, 23:18

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në Gjermani. Mediat vendase bëjnë me dije se njëri prej tyre u qëllua nga bashkëkombasi, që më pas vrau edhe veten.

Shqiptari i identifikuar si Blendi G. 47, u qëllua për vdekje në Berlin teksa po kthehej nga puna afër pragut të shtëpisë ku jetonte.

Sipas medias gjermane “Bild”, autori mendohet të jetë një shqiptar tjetër rreth moshës 60-vjeçare, ndërsa dëshmitarët kanë pohuar se janë dëgjuar rreth 3-4 të shtëna me armë dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Pasi vrau 47-vjeçarin, shqiptari tjetër ka qëlluar mbi veten duke u vetëvrarë.

Blendi  G mori plumba në kokë dhe më pas në trup duke mbetur i vdekur përpara shtëpisë.

47-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve, një vajze 6-vjeçare si dhe një djalë 14 vjeç.

Nuk janë të qarta arshyet e kësaj tragjedie. /k.k/noa.al/