Transmetuar më 02-12-2018, 13:24

Adelina Tahiri e ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ në Shqipëri, rrëfen gjithë historinë e saj, për të cilën ka qenë shumë e përfolur nga publiku dhe mediat.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, ka qenë shumë e përfolur për faktin se zgjodhi burrin maqedonas.

Për këtë zgjedhje mori shumë fjalë jo të mira nga publiku shqiptar, duke e ditur raportin në mes të të dy kombësive, përcjell ORAinfo.

Por, ajo në emision tregon se burrin maqedonas e zgjodhi vetëm nga dashuria dhe jo pse ishte i pasur, por për respektin që ka treguar ai për Adelinën.

Ajo bën edhe shaka ku thotë se kam bërë mëkat që mora burrin jo shqiptar.