Transmetuar më 02-12-2018, 09:03

Kryeministri Edi Rama ka treguar një tjetër rast të një familje, ku shteti e ka ndihmuar për t’i ndërtuar një shtëpi të re.

Mëngjesin e sotëm Rama me anë të një videoje ka treguar se ka nisur ndërtimi i shtëpisë së re në Postribë të Shkodrës, për Vullnet Shabajt.

Herën e parë që Kryeministri vizitoi këtë familje, takoi dhe një vajzë të vogël të cilët i ka premtuar që do jetë shoqja e djalit të tij, Zahos, dhe ata do takohen së bashku.

“Mirëmëngjes dhe me familjen e Vullnetit në Postribë të Shkodrës, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.