Transmetuar më 02-12-2018, 08:47

Adelina Tahiri fillimisht e mbajti hermetike historinë e saj të dashurisë. U komentua gjërë e gjatë për faktin se u martua me një avokat maqedonas.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme në "Xing me Ermalin", Adelina e ka ritheksuar se në çështjet e zemrës, njeriu nuk bën llogari, ajo thjesht e ka dashur dhe është e martuar me të. Për herë të parë ajo ka treguar se si është njohur me burrin e saj, Serjova Markov.

"Ne jemi njohur nga një mik i përbashkët, ai në fakt është një njeri problematik. Ai ishte drejtuar tek burri im për të marrë një leje arme. Edhe pse ishte disi e pamundur, bashkëshorti im ia mori lejen e armës dhe ky miku jonë i përbashkët i tha Serjovës se unë bëj çfarë të duash për ty.

Bashkëshorti im i kishte kërkuar një kafe me mua. Kërkonte vetëm një kafe miqësore. Unë për një vit nuk i dola në kafe, por më pas më erdhi keq nga kjo situatë dhe dola në kafe me të. Ndenjëm më shumë se dy orë në kafe dhe m’u duk sikur ndenjëm 5 minuta, ai ishte kaq i çlirët.

Pas ca kohësh mua më ndodhi një ngjarje e keqe, ku u hapën fjalët se në Shkup ishin vrarë njerëz për mua. Ai më qëndroi pranë dhe ishte i vetmi që nuk u largua. Më pas fillova të kisha ndjenja për të",-është shprehur Adelina.

Historia e tyre ka vijuar edhe në Vjenë, ku i kanë dhuruar njëri-tjetrit edhe puthjen e parë…