Transmetuar më 02-12-2018, 08:35

Një nënë ka publikuar një video që tregon se si një pilulë ose dy, të përdorura në hekur të nxehtë mund ta bëjnë këtë të fundit që të shkëlqejë si i ri.

36-vjeçarja, Rebecca Harris, nga Somerset, po kërkonte mënyra jo shumë të shtrenjta se si ta pastronte hekurin e saj në internet, dhe aty lexoi rreth efekteve të paracetamolit.

Kështu ajo vendosi që ta provonte një herë vetë për ta para nëse pilula bënte efekt apo jo.

Në pamjet e postuara në internet, Rebecca vendos një pilulë mbi hekurin e nxehtë dhe në momentin që ajo fillon të shkrijë pastrohet edhe hekuri si me magji.

Pra, paracetamoli nuk është shumë i mirë vetëm për të qetësuar dhimbjet e përgjithshme, por mesa duket është pastrues perfekt edhe për hekurin e rrobave.