Transmetuar më 01-12-2018, 19:58

Krim i shëmtuar në Greqi, një grek i merr jetën shqiptarit dhe i fsheh trupin, por ngjarja doli në dritë.

Policia e Korfuzit komunikoi pasditen e sotme se ka çuar në gjykatë një 44 vjeçar grek pasi e akuzon për vrasjen e një shqiptari, raporton noa.al.

Viktima është një 63 vjeçar nga Shqipëria i cili jetonte prej kohësh në Korfuz.

Të hënën, në rrethana ende të paqarta, shqiptari është vrarë në zonen jugore të ishullit Korfuz dhe trupi u hodh në anë të rrugës kurse arma e krimit në ujërat pranë portit Lefkimis.

I ndjeri u gjet të hënën në mëngjes i pajetë nga nje shofer grek që njoftoi policinë.

Autori i dyshuar pranoi sot krimin dhe pas prangosjes tha se të dielën kishte debatuar në kafenenë e fshatit me shqiptarin. Më pas kishte shkuar ne shtëpi, kishte marrë armën e gjahut dhe ishte kthyer dhe pasi e ruajti teksa ikte për në shtëpi i zuri prite duke e qëlluar dy herë.

Pas plumbit të parë, shqiptari u përpoq të largohej por goditja e dytë i mori jetën.

Sot, greku kërkoi shtyrje të seancës gjyqësore për të dielën në mëngjes pasi siç tha donte kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij./noa.al/