Transmetuar më 01-12-2018, 19:56

Ngjarje e frikshme është për autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe ajo që ka ndodhur me një djalë të ri i cili u therr me thikë dhe më pas u bë ushqim për njerëz të tjerë.

Autore e krimit të shëmtuar është një grua në moshë të re, raporton noa.al duke cituar të dhënat hetimore që publikoi sot me detaje policia në EBA.

Gruaja kishte prej shtatë vjetësh lidhje intime me të riun.

Dhjetë ditë më parë, gjatë natës i nguli thikën duke i marrë jetën.

Më pas e mori trupin dhe e bëri copa copa.

Nuk u mjaftua me kaq. Mori një blender dhe e griu të gjithë mishin.

Më pas përgatiti pilafin tradicional të zonës që shikoni në foto dhe me të ushqeu të gjithë punonjësit pakistanezë që po punonin në një godinë në ndërtim pranë banesës së saj.

Prokuroria e Al Ain tha se rasti u zbulua vetëm pasi vëllai i viktimës denoncoi humbjen e tij.

Kërkimet çuan te gruaja marokene e cila pranoi krimin e tmerrshëm.

Ajo tha se e bëri pasi i dashuri i saj po e linte për një femër tjetër.

Autorja e dyshuar u arrestua dhe është vënë nën proces gjyqësor./noa.al/