Transmetuar më 01-12-2018, 19:12

Banorët te “Unaza e Re, në Tiranë, kanë mbajtur protestën e tyre të radhës.

Banorët kanë protestuar pasditen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre, në ditën e tyre të 28-të me thirrjet "duam shpiat tona".

Banorët të cilët kanë bllokuar edhe rrugën, kërkojnë që banesat e tyre mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%.

"Kauza jonë, shtëpia jonë", "qeveri hajdute", "O Edvin o diarre këtu i thonë Unaze e Re", ishin disa prej thirrjeve të banorëve.

Protesta është mbështetur edhe nga dy forcat politike opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në zonë ka pasur edhe prani të forcave të policisë, ndërsa janë shoqëruar edhe 3 persona, mes tyre një i mitur. /a.k/noa.al/