Transmetuar më 01-12-2018, 16:27

Bien në pranga katër shqiptarë në Greqi të cilët akuzohen për trafik droge.

Shqiptarët mësohet se janë arrestuar në 2 operacione të ndryshme, zhvilluar nga Policia greke.

Sipas mediave vendase njëri nga shqiptarët u arrestua në Kostur dhe tre të tjerë në Athinë.

Operacioni i parë u zhvillua në kufirin greko-shqiptar në Kostur.

Në një zonë pyjore, u kap një shqiptar 25-vjeç duke transportuar në këmbe 4 pako me peshë totale 26 kg 270 gram marijuanë.

Ndërsa në zonën Agio Pandaleimona në Athinë, sipas Ora News, u arrestuan 3 shqiptarë të tjerë.

Sipas autoriteteve helene shqiptarët u kapën me 2 kg 550 gram heroinë, 24 kg 132 gram marijuanë, 510 gram kokainë, 3 kg 255 gram perzieres, 10 tableta narkotike, 10.400 euro, 3 peshore, 8 celulare, 2 automjete.