Transmetuar më 01-12-2018, 13:39

Nëse ditët 24 orëshe, nuk ju duken mjaftueshëm të gjata, duhet ta dini se në të ardhmen mund të shkojnë deri në 30 orë. Por me siguri që ne nuk do të jetojmë aq gjatë, pasi flasim për një ndryshim që do të kërkojë miliarda vjet.

Por teza, fryt i një studimi të Universitetit të Colombia dhe atij të Wisconsin, tërheq së tepërmi dhe ngjall kuriozitet.

Studiuesit, duke u kthyer pas në kohë, hedhin hipotezën se 1.4 miliardë vite më parë, ditët në tokë zgjasnin 8.7 orë. Një rritje prej dy milisekonda për çdo 100 vjet, ka çuar në zgjatjen aktuale që ka dita e sotme.

Por arsyeja e kësaj zgjatje progresive, është e lidhur me ndikimin e Hënës në lëvizjet e Tokës dhe në gravitetin e planetëve në raport me Tokën, shkruan noa.al.

Fenomene të njohura si ciklet e Milankovitch, të cilat kanë shkaktuar një sërë ndryshimesh në planetin Tokë, mes tyre edhe formën e orbitës dhe lëvizjen e rrumbullakët të Tokës dhe do të vijojnë ta bëjnë edhe në mijëvjeçarë të tjerë.

Duke mbajtur parasysh faktin se Hëna po largohet prej nesh me rreth 3.82 centimetër çdo vit dhe se çdo shekull shtohen dy milisekonda ditë, me gjasë pas miliona vitesh ditë do të jenë nga 25 orë dhe pas miliarda vitesh 30 orë.

Për të arritur në këtë përfundim, ekipet e studiuesve, kanë analizuar shkëmbinj antik, duke përdorur një metodë statistike që kryqëzon teoritë astronomike me ato gjeologjike, e njohur si astrokronologji. /a.y/noa.al

NOA Sondazh