Transmetuar më 01-12-2018, 12:00

Jase Hyndman jeton në Skoci, ai e humbi të atin katër vite më parë. Vogëlushi, i cili tashmë është 7 vjeç, vendosi që ti dërgojë një letër me urime të atit për ditëlindjen e tij. Dhe as nuk priste që të merrte përgjigje, e cila iu dorëzua nga ‘Royal Mail’, shërbimi postar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në letrën e fëmijës nuk ishte shkruar asnjë adresë, por me anë të një kaligrafie jo shumë të saktë shkruhej, “Zoti postier, mund ta dërgosh këtë letër në parajsë, për ditëlindjen e babit tim. Faleminderit”.

Një mesazh aq i ëmbël sa që ‘Royal Mail’, i dërgoi vogëlushit Jase një letër përgjigje.

Në të thuhej, “I dashur Jase, ia dorëzuam me sukses letrën babit tënd në parajsë. Ishte një sfidë e komplikuar, të shmangie yjet dhe objektet e tjera të galaksisë që hasëm gjatë udhëtimit tonë për në parajsë. Të sigurojmë se kjo letër e rëndësishme u dorëzua.

Do të bëjmë të pamundurën që letrat e tua në parajsë, të dorëzohen gjithmonë”.

Firma është e Sean Milligan, asistent menaxher i zyrës së dorëzimit në postë, shkruan noa.al.

Historia emocionuese u tregua nga nëna e Jase, Teri, e cila tha se i biri dëshiron që të bëhet postier kur të rritet, duke thënë se “njerëzit e ‘Royal Mail’, kanë udhëtuar në shumë vende të rrezikshme për të dorëzuar letrën time”. /a.y/noa.al