Partizani fiton derbin, mund Tiranën 2-1
Transmetuar më 30-11-2018, 19:57

Partizani ka fituar derbin e radhës me Tiranën, duke u konfirmuar si ekipi për t’u mundur në superligë.

Një ndeshje ku u duk qartë dominimi i të kuqve të cilët ishin më kërkues në çdo repart.

Por gjithsesi golin e parë do ta gjente Tirana në minutën e 51 me anë të Halilit.

Por Partizani gjen forcën dhe kthen gjithçka në favor të tij. Me një super Ribaj, demat e kuq shënojnë dy gola, një në minutën e 67 dhe një tjetër në të 86-ën.

Tirana ka harruar të fitojë dhe e thellon akoma më shumë serinë e rezultateve negative përballë rivalëve. /k.k/noa.al/

NOA Sondazh