Transmetuar më 30-11-2018, 16:08

Duke filluar nga viti 2019, një zyrtar i Europol, Policisë Europiane, do t’i bashkohet Policisë së Shtetit Shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një status në Twitter, Soreca shkruan se lufta kundër krimit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do të jetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.

“Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar”, shkruan ambasadori i BE-së.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinë e Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”, vijon më tej Soreca.

Ky vendim vjen një ditë pas votimit të Parlamentin Europian që u shpreh pro rezolutës së Knut Fleckenstein për hapjen e negociatave të Shqipërisë qershorin e ardhshëm.

Po ashtu, PE këron luftë pa kompromis kundër krimit. /k.k/noa.al/