Transmetuar më 30-11-2018, 15:50

Alban Hoxha do të jetë titullar në portën e Partizanit në ndeshjen e kësaj mbrëmjeje kundër Tiranës.

Ky lajm i mirë për portierin e të kuqvje vjen pak orë para takimit derbi të kryeqytetit.

Edhe pse pak ditë më parë traineri Gega kishte deklaruar se Hoxha nuk do të startojë kundër Tiranës, duket se gjithçka ka ndryshuar.

Javën e kaluar, Alban Hoxha u ndalua nga policia duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Madja ai doli edhe në gjyq ku u vendos detyrim paraqitje. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd