Transmetuar më 30-11-2018, 10:41

Shpeshherë na dhemb koka, dhimbje e cila mund të shkaktohet nga stresi, ankthi, lodhja apo përjetimet e ndryshme emocionale. Por në vend që të përdorni medikamente të ndryshme qetësuese që sjellin efekte anësore zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë, duke vendosur një laps në mes të dhëmbëve.

“Dhimbjet e kokës janë të lidhura dhe me muskujt e nofullave dhe mbajta e një lapsi në mes të dhëmbëve i ndihmon muskujt e nofullës të relaksohen”, shpjegon doktoresha amerikane Jane Leonard.

Studimet e mëparshme e kanë lidhur dhimbjen e kokës me presionin që i bëhet qafës, pra sforcimin e saj.

Sipas këtyre studimeve 80% e dhimbjeve të kokës shkaktohet nga muskujt e qafës. Koka dhe qafa kanë 36 muskuj të ndryshëm, të cilët janë përgjegjëse për të ngrënëtë, lëvizjen e kokës dhe ekspresionin facial.

Sforcimet e këtyre muskujve mund të shkaktojnë dhimbje në vende të ndryshme, siç quhet dhimbje e deleguar prandaj kjo është arsyeja pse muskujt e qafës shkaktojnë dhimbje, të cilën e ndjejmë në kokë.