Transmetuar më 29-11-2018, 23:11

Duket thuajse e pabesueshme, por një deputete kanadeze ka uruar në shqip Festën e Flamurit, në parlamentin e Kanadasë.

Julie Dabrusin madje u ngrit në këmbë dhe ka uruar me fjalë shqip.

“Pas rreth 500 vitesh, Shqipëria fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane dhe më 28 nëntor 1912, shpalli pavarësinë.

Në këtë ditë, flamuri shqiptar u ngrit në Vlorë dhe kjo ditë njihet si Dita e Flamurit.

Në këtë ditë, unë do të doja të përshëndesja shqiptarët në të gjithë vendin, duke përfshirë komunitetin shqiptar të Torontos, i cili është i shumtë në numër”, deklaroi deputetja.

Mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme: