Transmetuar më 29-11-2018, 22:31

Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj është rikthyer në ekrani e Report Tv në emisionin e “”Pa gjurmë”.

Nëna e vajzës asokohe 6 vjeçar tanimë 14 vjeçe, Bukurie Veizi, ka bërë publike disa detaje të reja lidhur me vendin se ku mund të ndodhet Bleona.

Ajo shprehet vajza është birësuar nga një grua që jeton në Itali por që shpesh herë vjen edhe në Tiranë, pasi ka një banesë edhe në kryeqyetet.

Megjithatë Bukuria shprehet se nuk kërkon asgjë veçse të dëgjojë zërin e të bijës.

Në një lidhje telefonike gjatë emisionit ka qënë edhe avokati Eduart Mullaraj dhe konfirmoi dyshimet e nënës lidhur me pistën në fjalë duke u shprehur se po heton mbi rastin.