Transmetuar më 29-11-2018, 20:25

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet se Pavarësia e vendit është në rrezik.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se kryeministri Rama po ua shet çdo ditë pavarësinë interesave më të errëta financiare që shohin nga lindja.

“Pavarësia në rrezik !!! Në 29 nëntor pavarësia dhe kufijtë u mbrojtën me gjak. Ndërsa kryeministri sot ua shet përditë pavarësinë interesave më të errëta financare, që shohin nga lindja, andej nga ku shqiptarët nuk e kanë parë kurrë të ardhmen e tyre", shkruan Vasili.

Ai vijon më tej në postimin e tij:

"Pavarësia është e rrezikuar sot si kurrë më parë. Shqipëria në 29 nëntor të 1944 i kishte pavarësinë dhe kufijtë të gdhendur në shkëmb falë idealistëve, që i mbrojtën, ndërsa sot i kemi prej rëre, që po shkërmoqet orë e çast nga interesat e zymta dhe paratë e pista. Duhen mbrojtur sot nesër do të jetë shumë vonë”./a.k/noa.al/