Transmetuar më 29-11-2018, 17:57

Mbrëmja e djeshme e Soirée nuk kishte si të ishte ndryshe veçse për patriotizmin duke qenë se përkoi edhe me 28 Nëntorin.

Të ftuar në mbrëmjën e kësaj të mërkure ishin Irini Qirjako, Marin Mema, Briken Fejzullai, Auron Tare dhe aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti.

Ahmetin e keni pëlqyer në serialin turk, Sulejmani i Madhërishëm apo në filmin amerikan "Tekken" dhe në një sërë produksionesh amerikane.

Në intervistën e tij të pare në Shqipëri, Ahmeti ka treguar për Jonida Shehun se si nisi karriera e tij dhe lidhja me projektet hollyëoodiane.

I pyetur se si u gjend Ahmeti në një film si Tekken ku shqiptarët e ballkanasit nuk ishin në kushte favorizuese, aktori ka rrëfyer:

"Unë kam pasur disa oferta nga filma ku më është ofruar roli negativ e unë nuk e kam pranuar dhe më pas ato filma janë bërë shumë të suksesshëm. E vërteta është se mua kjo më hante nga brenda, pse nuk u bëra pjesë e budallallëkut tim".

"Të gjithë ne kemi momentet tona kur bëhemi pishman. Sidomos kur shohim persona të tjerë që bëjnë hapa më të mëdha dhe bëjnë compromise të ndryshme", – ka rrëfyer Ahmeti.

"Dhe kemi dobësit tona ku themi, do ta bëj këtë kompromis. Industria amerikane dhe hollywoodiane është e madhe, ne nuk mundemi apo t’i kundërvihemi. Tekkenin unë doja ta kasha një përvojë… prandaj dhe e pranova", – ka përfunduar aktori i famshëm shqiptar.