Transmetuar më 29-11-2018, 15:43

Meghan dhe Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, por janë gjithashtu edhe në pritje për t’u futur në shtëpinë e re së shpejti.

Ndërtesa që po bëhet gati të presë çiftin e ri është pjesë e Windsor Castle, jo shumë larg nga Kensington Palace. Banesa e re është dhuratë nga Mbretëresha Elisabeth për martesën e tyre.

Gjithçka brenda kësaj hapësire gjigante është si një përrallë. Ajo ofron një çerdhe për foshnjën dhe dhjetë dhoma gjumi.

Megjithatë, sipas mediave britanike, ka nevojë për një investim që mund të shkojë deri në vlerën e 5 milionë paundëve për rinovimin.

Ish-zyrtari i mbrojtjes mbretërore, Ken Wharfe, u shpreh se ndërtesa duhet rishikuar e gjitha për sa i përket sigurisë, pasi është e ekspozuar pothuajse në të gjitha anët.

Në këto foto të bëra publike, e gjithë kështjella ka një pamje mbresëlënëse, që supozohet se do të ruhet për të mos humbur origjinalitetin.