Transmetuar më 29-11-2018, 14:20

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e tregtimit të lëndëve plasëse të rrezikshme, policia e Tiranës në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse ka vijuar kontrollet dhe ditën e sotme.

Kontrollet janë ushtruar në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”, rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “New York” etj.

Nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike.

Gjithashtu shërbimet e policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura dyqanet, siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Aktualisht kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet e tregje, në gjithë vendin.

Këto masa erdhën pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re, ku si pasojë e hedhjes së një lënde plasëse, humbi gishtat efektivja e policisë Ina Nuka. /a.y/noa.al