Transmetuar më 29-11-2018, 13:39

Një defekt i përkohshëm lumturoi jo pak persona javën e kaluar në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu një numër i madh personash të cilët përdorin sportelin bankomat të Bank of America në Houston, mundën të përfitojnë.

Një sportel bankomat që dukej sikur ishte “çmendur”, u përdor nga klientët, të cilët ndërsa kërkonin 10 dollarë, bankomati iu nxirrte 100.

Siç raportojnë mediat amerikane, lajmi se bankomati “dhuronte” para u përhap me shpejtësi, pasi njëri prej përfituesve, shkroi gjithë sa i ndodhi në Facebook.

Kështu shumë shpejtë, siç u pa dhe në fotografitë e përhapura në rrjetet sociale, para bankomatit nisi të mbahej radhë. Kështu për afro dy orë bankomati vijoi të dhurojë para, deri në momentin që banka e mbylli, shkruan noa.al.

Ishte vetë banka, ajo që shpjegoi pak orë më vonë gjithë sa kishte ndodhur.

Gabimisht një operator kishte vendosur në atë sportel, prerje 100 dollarëshe, në vend të dhjetësheve. Po ashtu u tha se ata persona që i kishin marrë paratë gjatë atyre orëve, do mund ti mbanin. /a.y/noa.al