Transmetuar më 29-11-2018, 12:44

Ka nga ato që nuk i duan fare pranë për arsye higjiene, ashtu sikundër të tjera që për të fjetur preferojnë më mirë një qen se sa një mashkull.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i ri i ‘Canisius College’ të Buffalo, në New York, i publikuar në revistën “Anthrozoos”, sipas të cilit qentë duket se janë miqtë më të mirë të femrave për të fjetur, krahasuar me macet, por edhe me partnerët.

Ato që kanë në shtrat një qen natën, priren që të bien të flenë më herët, të flenë më mirë dhe të zgjohen me humor të mirë në mëngjes.

Kjo pasi fjetja me qenin, i bën femrat që të ndihen më rehat dhe të sigurta, në raport me ndjesinë që u shkakton një mashkull.

Studimi përfshiu 962 femra amerikane, ku 55% e tyre preferonin të ndanin shtratin me qenin dhe 31 me mace. Ndërkohë 57% e tyre deklaruan se në raport me të dyja kafshët preferonin partnerin.

Por studimi provoi se si macet edhe meshkujt, i bëjnë femrat të ndihen më në siklet gjatë gjumit, në raport me qentë të cilët ju falin siguri. /a.y/noa.al