Transmetuar më 29-11-2018, 11:37

Një turiste 52-vjeçare e cila ndodhej me pushime në Ibiza, është zhdukur prej afro një muaji.

Ishte 31 tetor, hera e fundit kur u pa Nuria Escalante, e cila sapo kishte mbërritur nga Alicante, në ishujt Baleari. Hetimet vijuan me intensitet të plotë, ku thuhet se është shumë pranë zbardhjes së ngjarjes.

Kështu këtë të hënë u arrestuan katër persona, që të gjithë të huaj dhe jo të zonës, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në zhdukjen e gruas spanjolle.

Dyshohet se Nuria, e cila e njihte shumë mirë ishullin dhe prej disa vitesh vinte për pushime, mund të ketë rënë viktimë e një agresioni në grup.

Por deri më tani prej saj nuk ka asnjë gjurmë, pavarësisht kërkimeve intensive në zonë.

Lidhur me këtë rast detajet janë tejet të rezervuara, shkruan noa.al. Policia deklaroi se, “Në fillim nuk dinim se ku të përqendroheshim, por një gjë është e sigurtë, Nuria nuk është zhdukur me dëshirë”. /a.y/noa.al