Transmetuar më 29-11-2018, 11:20

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë ditën e sotme homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 29 nëntorit, ditës së Çlirimit.

Pasi vendosi kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”, Kryemadhi tha se nderohen dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të gjithë ata djem dhe vajza që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e tyre, për ta renditur Shqipërinë si një vend fitues, në luftën kundër nazifashizmit.

“Nderimi ynë ndaj këtyre djemve dhe vajzave është më e pakta që mund të bëjmë për ta sepse ata janë të cilët i dhanë çdo gjë atdheut të tyre dhe nuk i morën asgjë. Prandaj nderimi i LSI-së për ta do të jetë pafundësisht, jo vetëm thjesht në një ditë ceremoniale por do të jetë pafundësisht duke i kujtuar ata, duke i vlerësuar ata dhe duke i vendosur ata në historinë e shqiptarëve, të cilët e kanë të domosdoshme për t’jua kujtuar herë pas here, sepse ka pasur me qindra dhe me mijëra vajza, të rinj e të reja që kanë dhënë jetën për çlirimin e Shqipërisë. I kanë dhënë Shqipërisë dhe nuk i kanë marrë asgjë asaj”, u shpreh kryetarja e LSI.

Ndërkohë më herët bën homazhe Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësues të tjerë të kabinetit qeverisës.

Kjo datë e gjen të ndarë politikën shqiptare, ku e majta e feston në 29 Nëntor ditën e çlirimit, ndërsa e djathta feston më 28 edhe pavarësinë, edhe çlirimin.

Opozita dhe kryedemokrati Lulzim Basha, e kujtuan dje ditën e Çlirimit, gjë që e bëjnë prej disa vitesh. /a.y/noa.al