Transmetuar më 28-11-2018, 20:11

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Presindeti Meta ka shprehur domosdoshmërinë që politika të bëjë më shumë për të penguar emigracionin e të rinjve.

Në një pritje shtetërore në Pallatin e Brigadave kreu i shtetit tha se Shqipëria duhet të zgjidhë çështjen e emigracionit pasi është një këmbanë alarmi.

“Historia dhe vepra e Skënderbeut është sa shqiptare por edhe europiane. Këtë ndjenjë e përjetova dhe në takimin me arbëreshët.

Në këtë vit u bashkuan dy 28 nëntor të lavdishëm. Shqipëria duhet të zgjidhë çështjet e emigracionit. Kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë.

Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”, pohoi Meta. /k.k/noa.al/