
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka uruar Shqipërinë për 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në mesazhin e urimit, zyrtari i lartë përgëzon Shqipërinë për përpjekjet e vazhdueshme në reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, si dhe mbështesim hapat e vendit drejt integrimit europian.
“Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan, dërgoj urimet për popullin shqiptar teksa feston Ditën e Pavarësisë.
Ndërsa shënoni 106 vitet tuaja të pavarësisë, ne në Amerikë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë tonë të qëndrueshme me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Botëror për Mposhtjen e ISIS, gjë të cilat kontribuojnë në stabilitetin dhe paqen në botë.
Ne përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e vazhdueshme në reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, si dhe mbështesim hapat e Shqipërisë drejt integrimit perëndimor,
Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e fortë midis popujve tanë dhe mirëpresim partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona për shumë vite që do të vijnë”, thuhet në urimin e Pompeo.
Më herët, edhe Presidentin amerikan Donald Trump uroi kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta. /k.k/noa.al/