Transmetuar më 28-11-2018, 18:24

Nëse ju ka rënë rruga sot nga sheshi “Skënderbej”, keni vënë re, patjetër, të gjithë njerëzit të veshur me simbolet tona dyngjyrëshe, kuqezi.

Rrugët, ballkonet e shtëpive, bizneset, por edhe rrjetet sociale, sot janë mbuluar nga ngjyrat kuqezi.

Qysh në orët e para të mëngjesit, edhe profilet e Instagramit janë mbuluar nga simbolet kombëtare.

Personazhet e njohur kanë uruar shqiptarët me mënyrën e tyre.