Transmetuar më 28-11-2018, 16:00

Historia emocionuese e qenit Hachiko frymëzoi në 1987 filmin "Hachiko Monogatari". Në vitin 2009, më pas, arriti filmi nga Lasse Hallstrom, "Hachiko – Your Best Friend" me Richard Gere në rolin kryesor. Por kush ishte qenushi i cili u bë i famshëm në të gjithë botën për dashurinë e madhe që tregoi ndaj zotërisë së tij?

Hachiko kishte lindur në 10 nëntor, 1923. Kur ai ishte vetëm dy muaj, u njoh me Ueno, një njeri i cili jepte mësim në Universitetin Perandorak Tokio. Midis tyre menjëherë lindi një lidhje e madhe. Vetëm ata që kanë një qen mund të kuptojnë se si miqtë me katër këmbë mund të tregojnë përzemërsinë e tyre.

Ueno, për të shkuar në Universitet, merte një tren çdo ditë nga stacioni Shibuya. Hachiko e shoqëronte çdo ditë në stacion dhe në orën pesë pasdite, kur vinte koha për kthimin e tij, ai kthehej në Shibuya. Ky rit zgjati rreth dy vjet.

Më 21 maj 1925, për fat të keq, Ueno pësoi një atak kardiak ndërsa ishte duke dhënë mësim dhe humbi jetën. Hachiko, edhe atë ditë, në orën 5, u shfaq në stacion, por shoku i tij nuk ishte atje. Me një besnikëri të palëkundur, qenushi vazhdoi të kthehej në Shibuya çdo ditë, për muaj dhe pastaj vite.

Punonjësit filluan ta dallonin atë dhe përpiqeshin të lehtësonin shpresat e tij të përjetshme, duke i dhënë atij ushqim dhe disa përkëdhelje. Së shpejti, historia e tij u përhap gjithandej, saqë edhe shumë gazeta kanë folur për të. Kështu, shumë japonezë ndalonin në stacionin Shibuya vetëm për ta takuar qenushin.

Historia e tij preku Japoninë, aq shumë saqë iu dhanë dy statuja prej bronzi të vendosura në stacionin dhe tjetra në Ōdate, qyteti ku ishte ai, ferma ku ai lindi. Më 8 mars 1934, rreth nëntë vjet pas Ueno, Hachiko vdiq, në përpjekje për të shkuar për të pritur për njeriun që e deshi aq shumë. Në fakt, trupi i tij u gjet në një rrugë në Shibuya.

Kur u përhap lajmi i vdekjes, u shpall një ditë kombëtare e zisë dhe madje edhe në ditët e sotme, më 8 mars, dashamirësit e qenve mblidhen për ta kujtuar atë. Ndërsa trupi i tij është i ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Natyrës dhe Shkencës Shibuya, disa argumentojnë se pjesë të eshtrave  të tij janë varrosur pranë varrit të Ueno, në varrezat e Aoyama.

Dallimet midis historisë së vërtetë të Hachiko dhe filmit nga Lasse Hallstrom

Drejtori ka respektuar në shumë nga pikat e tij, historinë e vërtetë të Hachiko. Megjithatë, disa detaje janë të ndryshme në film në krahasim me historinë aktuale. Ueno, në film quhet Parker Wilson dhe është një mësues i muzikës, në realitet ai ishte profesor i agro-inxhinierisë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd