

Janë tejet të rënda detajet e zbuluara lidhur me vdekjen tragjike të 14-vjeçares
Viktorija Sokolova, me origjinë nga Lituania, kufoma e së cilës u gjet në muajin prill në një park publik në Wolverhampton, të Anglisë.
Vajza, para se të vdiste ishte përdhunuar, por vrasësi i saj, vijoi abuzimin seksual me kufomën, edhe pasi e vrau të miturën.
Trupi i pajetë i Viktorija, u gjet nga një kalimtar i rastit, pak orë pasi prindërit e denoncuan si të zhdukur. Autopsia zbuloi ferrin që kishte përjetuar viktima, në orët e fundit të jetës.
Vdekja e saj, erdhi për shkak të disa traumave të pësuara në kokë, ku para se të humbte jetën ishte përdhunuar. Por hetimet e thelluara zbuluan se vajza ishte përdhunuar edhe pas vdekjes, detaje të cilat janë publikuar vetëm këtë javë, shkruan noa.al.
Lidhur me krimin e rëndë policia ndaloi dy adoleshentë 15 dhe 16 vjeç, ku më i vogli u lirua pak më vonë. Ndërsa i akuzuar për krimin, mbeti 16-vjeçari, i cili u fundos nga analiza e ADN-së, pas mbetjeve që u gjetën në zonën intime të viktimës. /a.y/noa.al