Transmetuar më 28-11-2018, 10:04

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të kontrolleve thotë se dy subjekte janë mbyllur dhe 2.000.000 lekë gjobë janë vendosur në qarkun e Lezhës.

Shkak për këtë këto masa është tregtimi i produkte në kushte të rënda higjeno-sanitare si dhe pa dokumentacionin përkatës, që garanton sigurinë ushqimore.

Trupa inspektuese e AKU-së ka bllokuar 200 kg mish derri në stabilimentin e përpunimit të gjiros.

AKU iu bën thirrje konsumatorëve të shmangin blerje të tilla, si dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi.

Duke parë fotografitë, me zor se do ju bjerë më mëndja të hani sufllaqe apo gjiro. /a.y/noa.al