Transmetuar më 28-11-2018, 09:32

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan- Tepelenë.

Kalimi do të bëhet përmes by passit të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi të Poçemit.

Duke falenderuar përdoruesit e këtij aksi për mirëkuptimin e treguar, ARRSH informon se by passi i ndërtuar për të evituar shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë.

Kalimi në këtë rrugë përgjatë by passit do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore.

Kjo pasi pak ditë më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë u shënuan rrëshqitje gurësh, për shkak të reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit. /a.y/noa.al