Transmetuar më 28-11-2018, 08:17

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ti uroj gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit, me anë të një fotografie të veçantë.

“Mirëmëngjes dhe Gëzuar Ditën e Flamurit”, shkruan Rama në fotografi, ku shihen duart e tij dhe të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, të vendosura bashkë mbi flamurin kuq e zi.

Kjo foto u realizua këtë të hënë, pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Këtë moment mund ta shihni edhe në videon më poshtë, ku teksa Rama shihet teksa firmos mbi flamurin kuq e zi dhe bashkë me të edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Por teksa Ramushi përfundoi firmosjen dhe tentoi të ngrihej, Rama mori dorën e tij dhe të dy i kryqëzuan mbi flamur. /a.y/noa.al