Transmetuar më 27-11-2018, 15:46

Janë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndoshë, por edhe shkenca e ka vërtetuar këtë. Dobitë e qepes janë të shumta: Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit, ul dhe normalizon tensionin e gjakut.

Specialistët pohojnë se qepa forcon zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj ngordh bakteriet, që ndodhen në trup.

Ajo gjithashtu ngordh parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen. Nxjerr jashtë trupit substancat e dëmshme, pakëson lodhjen e trurit, normalizon të rrahurat e zemrës.

Së fundi dipas disa analizave është vërtetuar se qepa është e pasur me kripëra minerale dhe obligo-elemente, të cilat duke u kombinuar edhe me substancat që ndodhen në organizëm ndihmojnë në eliminimin e dhimbjeve të fytit.

Receta që duhet përgatitur:

Merrni 100 gram qepë dhe grijeni imët. Vëreni të zihet për 10 minuta me 200 ml ujë. Pasi të jenë zier hiqini dhe lëreni lëngun të ftohet.

Vëreni të zihet edhe një herë dhe më pas mund të konsumoni 4-6 lugë nga ky lëng në ditë. Kjo përbërje do t’iu ndihmojë për të shëruar dhimbjen e fytit./b.l/noa.al/