Transmetuar më 27-11-2018, 09:36
Ajaks Boshnjaku

Ajaks Boshnjaku, personi i dorëzuar në polici pasditen e kësaj të diele ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” për Boshnjakun, i cili tashmë do të hetohet në gjendje të lirë.

Ai ishte një nga personat e shpallur në kërkim për masakrën e ndodhur në lokalin në ish-Bllok mbrëmjen e 4 tetorit.

Ajaks Boshnjaku u dorëzua në polici, pasditen e kësaj të diele, i shoqëruar nga avokatët e tij. I riu ishte shpallur në kërkim pasi rezulton të ketë qenë mik i Ervin Matës, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe mund të ketë pasur gisht në ngjarje, apo në largimin e të dyshuarve nga vendi i krimit.

Hetimet kanë provuar se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal, në momentin e krimit, kur Meviol Bilo qëlloi me armë drejt Fabian Gaxhës, i cili hapi zjarr i pari, duke e vrarë dhe duke plagosur Ervis Martinaj dhe Eljon Haton.

Në lokalin në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-Bllok, u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim Ervin Mata, 31 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç dhe Merviol Billo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Mata është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe konflikti dyshohet se ka lindur pikërisht pas një ngacmimi ndaj këngëtares, por nuk përjashtohet as pista e pazareve të drogës. /a.y/noa.al