Mbledhja e përbashkët e qeverive, mediat serbe: Shqiptarët bashkohen në 2025
Transmetuar më 27-11-2018, 09:23

Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, nuk ka lënë indiferente mediat serbe.

Në pjesën më të madhe prej tyre është raportuar mbledhja e dy qeverive.

Por njëra prej tyre, gazeta “Alo” shkruan për një bashkim të mundshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Shqiptarët në 2025 bëhen një shtet”, shkruan kjo gazetë.

Nga ana e saj “Novosti” thotë se nuk ka asnjë bazë për Shqipërinë e madhe.

Gjatë mbledhjes së djeshme Kryeministri Edi Rama deklaroi se “Për ne Kosova është e pavarur dhe është e padiskutueshme, nëse ata duan ta diskutojnë le ta diskutojnë por Shqipëria dhe Kosova do të ecin krahë për krahë si shqiponjë dy krenare”.

Po ashtu ai tha se ne do të ecim të vendosur në rrugën e bashkimit të shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Europian dhe askush nuk mund të na detyrojë të gëlltisim njëri pas tjetrit akte që bien ndesh të drejtat tona.

“Ne duam partneritet me Serbinë, por Serbia nuk mund të ketë tjetër fytyrë me Shqipërinë dhe tjetër me Kosovën”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al