Gjashtë persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një pallat në zonën e Soletta në Solothurn, të Zvicrës.
Zjarri ra rreth orës 02.00 të mëngjesit të kësaj të hëne në një ndërtesë ku jetonin 20 persona.
Por alarmi për zjarrin u dha disa orë më vonë, kur disa banorë panë tymin nëpër shkallë.
Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë pjesën më të madhe të njerëzve, por për gjashtë prej tyre nuk kishte shpresë.
Ndërkohë disa të plagosur janë dërguar për mjekim në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd