Transmetuar më 27-11-2018, 08:55
Foto ilustruese

Dalin detaje të reja lidhur me shqiptarin e vrarë në Greqi, në zonën e Korfuzit gjatë kësaj të hëne.

Viktima u gjet i vrarë me plagë arme zjarri në trup nga shoferi i një kamioni, në anë të një rruge.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari u gjet i vrarë në zonën e “Spartera”, ku nga plagët e konstatuara në trupin e 63-vjeçarit, rezulton të jetë qëlluar në distancë të afërt.

Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte humbur kontaktet me familjet qysh prej mëngjesit të së dielës.

Madje ata kishin bërë edhe denoncim në polici për zhdukjen e tij, duke u shqetësuar që nuk po kthehej në shtëpi. /a.y/noa.al

Vritet me armë një shqiptar në Greqi, viktima e katërt brenda pak ditësh