Transmetuar më 26-11-2018, 22:14

Nga Mentor Kikia

Një dhunë e pajustifikuar ka shpërthyer në Francë.

Nga të dyja palët, protestues e policë.

Por askush nuk mund të guxojë ta quajë këtë që po ndodh ate një barbarizëm mesjetar.

Përkundrazi, përtej tymit të zi dhe flakëve të zjarreve, ajo që po ndodh në Francë është DEMOKRACI.

Njerëzit po mbyllin me mure hyrjet e institucioneve. Ata duan tu tregojnë atyre që qeverisin, se nuk janë pronarët e vendit dhe shoqërisë.

Janë vetëm ca njerëz, që në një moment, u është besuar ta drejtojnë vendin dhe nëse populli mendon se nuk po e bëjne mirë, atëherë është mirë të dalin nga ato zyra pa pritur zgjedhjet e radhes..

Ajo që po ndodh në Francë nuk është thjeshtë një protestë për çmimin e naftës, edhe pse nisi dhe në thelb ka këtë shkak, por po merr trajtën e një leksioni demokracie për të gjithë udhëheqësit dhe qeveritë.

Populli nuk është numër frymësh që thjeshtë konsumojnë dhe krahë pune që prodhojnë para për taksat.

P.S: Ne nuk marrim pjesë në këtë leksion, pasi nuk jemi “Europë”.

Dhe një nga arsyet se përse s’kemi për të qenë kurrë, është pikërisht fakti se nuk dimë të sillemi edhe kështu, në momente të caktuara.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al