Transmetuar më 26-11-2018, 18:12

Një ditë e lumtur familjare u shndërrua në tragjedi të dielën pasdite në një fermë në Chianti, në Gaiole, në provincën e Sienës të Italisë. Një fëmijë prej vetëm 2 vjetësh humbi jetën pas rrëzimit aksidentalisht në pishinë, ndërsa ishte duke luajtur.

Sipas të dhënave vogëlushi ishte duke vrapuar dhe luajtur në kopsht me një karrocë për fëmijë, ndërsa e ëma dhe gjyshja po e përgjonin; nga larg. Çdo gjë do të ndodhte në pak çaste, fëmija do të drejtohej me shpejtësi të plotë drejt pishinës dhe pa e kuptuar rrezikun menjëherë ka rënë brenda.

Kur nëna u kthye dhe u bë e vetëdijshme për incidentin dramatik, ajo lëshoi një britmë të dëshpëruar që tërhoqi të gjithë ata që ishin përreth, të cilët nxituan për të shpëtuar atë. Përkundër të gjitha përpjekjeve për të ringjallur atë, për fat të keq për vogëlushin nuk kishte asgjë për të bërë.

Edhe urgjenca që mbërriti në vendin e ngjarjes pas thirrjes për ndihmë nuk mund ta shpëtonin fëmijën. Mjekët u përpoqën ta ringjallnin fëmijën me çdo kusht, por në fund ata duhej të dorëzoheshin dhe të deklaronin vdekjen e tij në vend. Në vendin e aksidentit tragjik, mbërritën dhe karabinierët, të cilit tani janë duke hetuar incidentin./b.l/noa.al/