Transmetuar më 26-11-2018, 18:05

Rozana Radi u rikthye në Këngën Magjike me këngën “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, që u pëlqye dhe u duartrokit gjatë.

Para se të këndonte, më parë vendosi me Arditin zbukurimet në pemën e Krishtlindjes.

Ajo shprehu dëshirë për secilën gogël të vendosur në pemë.

Pyetjes së Arditit se cila është lutja më e madhe që i bën pemës së Krishtlindjeve, ajo iu përgjigj: Të bëhem nënë sa më shpejt.

Festat kanë arritur më shpejt këtë vit në Shqipëri dhe ku ka festa ka edhe shpresë që dëshirat e zemrës do të plotësohen shumë shpejt.