Transmetuar më 26-11-2018, 17:11

Është e pamundur të mos dëgjosh një njeri të ankohet për dhimbjet e kockave. Duket sikur kjo problematikë shëndetësore është "një e keqe" e përbashkët që vazhdon të prekë gjithmonë e më shumë njerëz, pavarësisht moshës së tyre.

Mënyrat e gabuara të qëndrimit, lodhja fizike dhe faktori genetik janë disa nga faktorët që rrisin mundësinë të vuani nga dhimbjet e kockave, por jo më pak i rëndësishëm mbetet regjimi ushqimor. Më poshtë gjeni ushqimet që nuk duhet të hani nëse keni dhimbje kockash:

Veza- Edhe pse vezët janë një burim i pashtershëm vitaminash dhe proteinash, është e këshillueshme që personat që kanë probleme me kockat të reduktojnë sa më shumë konsumin e tyre. Duke qenë se vezët janë me origjinë shtazore, ato përmbajnë acid arachidonoic që ul mbrojtjen e organizmit në rast se vuani nga artriti.

Pijet me sheqer- Në qoftë se ankoheni vazhdimisht nga dhimbjet e kockave, duhet të shmangni sa më shumë pijet e mësipërme dhe ato të gazuara. Këto pije kanë në përmbajtjen e tyre sheqer të dëmshëm dhe acid fosforik që përkeqësojnë gjithmonë e më shumë gjendjen tuaj shëndetësore.

Patatet- Patatet përmbajnë sasi të larta potasi që i nevojitet organizmit. Por pavarësisht kësaj, personat që vuajnë nga artriti ose dhimbjet reumatizmale duhet të shmangnin konsumin e patatateve pasi përmbajnë një lloj toksine të quajtur solaninë që i përshkallëzon këto dhimbje.

Frutat e thata- Frutat e thata janë një burim shumë i mirë i acideve yndyrore Omega-3, por në mesin e kyre frutave mundohuni të evitoni sa më shumë konsumin e stikave të pishës, arrave dhe arrat e Brazilit pasi përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore.