Transmetuar më 26-11-2018, 16:10

Teksa vijon gjyqi për 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet se plagosi me kapsollë efektiven Ina Nuka, gjyqtarët kanë larguar nga salla deputetët e opozitës. Mësohet se togat e zeza kanë vendosur që të zhvillojnë seancën me dyer të mbyllura.

Në ambientet e jashtme të Gjykatës, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, tha se Rama po bën gjyq politik si në kohë të diktaturës.

“Sot Rama urdhëroi që gjyqi të bëhej me dyer të mbyllura, gjyq politik si në kohën e diktaturës. Që të mos njihet dhuna ndaj Danielit gjatë shoqërimit. Edi Rama me këtë gjyq politik kërkon t’i mbyllë duart,si nw diktaturw’.

Edhe deputeti demokrat Flamur Noka ka folur jashtë gjykatës pasi nuk u lejua të marri pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë për 18-vjeçarin. Ai e quajti veprim cubash të shtetit që po jep shpirt.

“Ky nuk është veprim i ligjit dhe shtetit ligjor. Është veprim cubash të veshur me kapele dhe çizme polici. Veprimi i cubave të shtetit që po jep shpirt.

E gjitha për të fshehur dhunën dhe barbarinë që banda e Edi Ramës e veshur me uniformë ka ushtruar ndaj këtij djaloshi. Prandaj u bë me dyer të mbyllura. prokurori Edi Rama së bashku me gjyqtarin Edi Rama nuk mund ta fshehin. Kjo është fytyra e këtij shteti”, deklaroi Noka./b.l/noa.al/