Transmetuar më 26-11-2018, 14:29

Një shkencëtar kinez pretendon se ka krijuar qeniet e para njerëzore gjenetikisht të modifikuara në botë. Bëhet fjalë për dy binjake të lindura në muajin tetor, ADN-ja e të cilave është modifikuar me “një instrument të ri të fuqishëm”, në gjendje që të rishkruaj kodin gjenetik.

Një shkencëtar amerikan, pretendon nga ana e tij se ka marrë pjesë në punën në Kinë, ku ka përdorur një tekniko gjeno-modifikuese të ndaluar në SHBA.

Nëse një lajm i tillë konfirmohet, mund të bëhet fjalë për një zhvillim të bujshëm si nga pikëpamja shkencore edhe etike.

Shumë shkencëtarë tradicionalë mendojnë se është shumë e rrezikshme të bësh diçka të tillë, duke e denoncuar rastin kinez si një eksperiment njerëzor.

Shkencëtari He Jiankui nga Shenzhen, deklaroi se ka marrë embrionet e shtatë çifteve gjatë trajtimit të fertilitetit, ku njëra shtatzëni ka shkuar deri në fund.

Synimi i tij nuk ishte për të kuruar apo parandaluar një sëmundje të trashëgueshme, por që të krijonte një gjendje që shumë pak njerëz e kanë natyralisht, rezistencën ndaj infeksioneve Hiv dhe virusit AIDS, shkruan noa.al.

Shkencëtari thotë se prindërit e përfshirë, refuzojnë që të identifikohen ose intervistohen, dhe nuk tregoi as ku jetojnë dhe me se merren. /a.y/noa.al