Transmetuar më 26-11-2018, 08:55

Një operacion antidrogë i shtrirë në zonën e Leuca, Bari dhe Brindisi në Itali i koduar “Short message” (Mesazh i shkurtër), ka vënë në pranga 41 persona, nga të cilët 30 në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpie.

Por në total janë 55 personat e përfshirë në hetime, të cilat janë ende në vijim.

Hetimet lidhur me grupin kriminal kanë nisur në tetor të vitit 2015, ku u zbulua aktiviteti kriminal i grupit që merrej me trafik kokaine, heroine, marijuane dhe hashashi.

Grupi kriminal vepronte kryesisht në zonat e Salento dhe të Lecce, ndërsa dyshohet se trafikonte drogë nga Shqipëria.

Në orët në vijim, autoritetet italiane pritet të japin më shumë detaje rreth operacionit. /a.y/noa.al