Transmetuar më 26-11-2018, 07:45

Këngëtarja Adelina Tahiri, është një ndër më të përfolurat e këtij viti për shkak të martesës me avokatin maqedonas Serjozha Markov dhe ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, djalit Jon.

Duke folur këtë të shtunë për “Prive”, ajo ka zbuluar momentin kur mësoi se ishte shtatzënë.

Këngëtarja tregoi se mjeku i kishte thënë se kishte shumë vështirësi për të mbetur shtatzënë, për shkak të stresit të madh.

Por më e veçanta e gjithë kësaj historie, është reagimi i babait të saj, kur mësoi se do bëhej gjysh.

“Unë kisha shumë dëshirë për të bërë fëmijë por nuk e thoja. E kisha të pamundur sepse nga stresi kisha probleme hormonale. Katër ditë pas martesës, bëra një test. Në shtëpi ishim unë, mami, babi dhe burri. Mua më doli testi pozitiv. Nuk e besoja dot. Fillova të qaja. Shkova i thashë mamit. Pastaj mendova si t’i them babit dhe burrit. Unë kam marrëdhënie shumë të afërta por është respekti, s’dija si ta shpjegoja. Shkoi mami i tha burrit tim urime do bëhesh baba.

Babi dhe burri nuk e kuptuan. Unë dola me testin në dorë duke qarë dhe i thashë burrit do bëhesh baba dhe babit i thashë do bëhesh gjysh.

Babi për ta qetësuar situatën dhe për të mos e vënë në siklet burrin tha ‘Pse mo bab, ju bëni ashtu gjërash?”, tregoi Adelina.