Transmetuar më 25-11-2018, 22:55

Renato Mekolli ka treguar mbrëmjen e sotme një histori që nuk ia uron askujt ta përjetojë.

Ai rrëfeu për “BE Coffee” në “Tv Klan”, se i ndodhur në një bankë në Greqi, ai është përballur me hajdutët e maskuar të cilët nën kërcënimin e armës vodhën kasafortën.

Renato kishte shkuar për të derdhur një sasi parash dhe ajo që i erdhi në mendje, pasi pa grabitësit ishte të fshihte lekët.

Ai tregoi: 

“Është vërtetë dhe është shumë e frikshme, mos ju ndodhtë. Kam qenë në bankë dhe u futën dy veta të maskuar dhe të gjithë ne që prisnim u frikësuam dhe zbritëm poshtë karriges. Njëri nxori pistoletën dhe pasi u ula poshtë gjëja e parë që më erdhi ishte të fusja lekët në brekë”.