Transmetuar më 25-11-2018, 20:57

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ky i fundit nga "Unaza e Re" tha se kostoja e 1 cm rrugë tek kjo zonë është 2 mijë euro.

Rama, me anë të një postimi në Twitter, thotë se sipas aritmetikës së Bashës, kostoja e unazës shkon 400 milionë euro.

“7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £ Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë Euro. Eh Artist Artist”, shkruan Rama.

Kryedemokrati Lulzim Basha, ishte i pranishëm edhe sot në protestën e banorëve,ku u shpreh se nesër PD do publikojë fakte të reja për projektin e Unazës së Re, që ai e quan korruptiv.

Basha ka hedhur akuza edhe ndaj policisë, ku sipas tij blutë kanë dhunuar qytetarët të cilët protestojnë për të drejtat e tyre duke mos kursyer as të miturit./a.k/noa.al/