Transmetuar më 25-11-2018, 20:09

Një djalë i ri i quajtur Phil Beastall ka bërë miliona njerëz në të gjithë botën të qajnë. Me vetëm 50 paund, ai realizoi reklamën festive të Krishtlindjeve, në formën e një filmi me metrazh të shkurtër. Me një mesazh tepër të ndjerë, videoja arriti të mbledhë në Facebook 5 milionë shikime nga mbarë bota.

Ky realizim erdhi menjeherë pas publikimit të reklamës së Krishtlindjeve nga kompania e John Lewis, të cilët çdo vit realizojnë një të tillë. Këtë herë ata kishin zgjedhur protagonist Elton John dhe reklama ishte realizuar me një buxhet prej 7 milion paundësh.

Kjo shumë, e bëri të riun Phil të publikonte këtë video të cilën ai e kishte realizuar në vitin 2014 me titull “Dashuria është një dhuratë”.

“Pasi pashë reklamën e John Lewis, doja të ndaja me ju filmin tim të Krishlindjeve, të cilin e kam bërë në vitin 2014”, ka shkruar Phil krahas videos.

Në video trajtohet historia prekëse e një të riu, i cili numëron ditët në kalendarin e tij, deri në datën e Krishtlindjeve. Edhe pse duket sikur ai pret me padurim festimin e tyre, në fakt, djaloshi pret datën 24 dhjetor për të vazhduar një traditë të përvitshme që lidhet me një tragjedi të së shkuarës. Çdo vit, në festën e Krishtlindjeve, ai dëgjon një regjistrim të lënë nga nëna e tij e cila ka humbur jetën vite më parë. Regjistrimi i fundit i lënë nga ajo për djalin e saj, është pikërisht ai i të cilin djali dëgjon në këtë video.