Transmetuar më 25-11-2018, 18:33

Alban Hoxha, portieri i ekipit të Partizanit është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se portieri i ekipit të Partizanit është kapur, teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur dhe kishte kaluar masën 0.51 mg/l.

31-vjeçari , i cili vetëm para dy ditësh festoi ditëlindjen e tij, mungoi gjatë ndeshjes ndaj ekipit të Flamurtarit pasi ishte i dëmtuar.

Dukej sikur rikuperimi i tij po shkonte mjaft mirë, por tashmë ende nuk dihet se si do të shkojë situata në lidhje me gardianin e ‘demave’.

Ndërkohë jemi vetëm pak ditë para derbit të javës së 15-të në Kategorinë Superiore, pasi më datë 30 nëntor Partizani do të luajë ndaj Tiranës.